Italia e ka mposhtur Greqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Falë golave të shënuar nga Jorginho nga pika e bardhë dhe nga Bernardeschi, italianët më 21 pikë edhe zyrtarisht e siguruan pjesëmarrjen për në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Ajo çfarë ra në sy ishte mënyra se me çfarë pasioni futbollistët e Italisë e kënduan himnin e tyre para fillimit të ndeshjes.

Dhe nuk është hera e parë. Italianët e këndojnë himnin e tyre me kaq pasion në çdo ndeshje.