Scutari U17 nuk gabon dhe mund Murlanin me rezultatin e thellë 0-6. Ka qenë një ndeshje zhgënjyese për Murlanin, teksa Scutari nga ana tjetër tregoi edhe një herë që është një ekip tepër i fortë. Në ndeshjet e luajtura deri më tani, Murlani plot ka pësuar 12 humbje dhe për rrjedhojë ndodhet në vendet e fundit të tabelës së renditjes. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Scutarin, teksa renditet e treta në tabelën e klasifikimit.

Skuadra e Murlanit ka zhgënjyer në përballjen e sotme ndaj Scutarit, luajtur në Barbullush, ku janë mundur me shifrat e thella, 0-6.

Kështu, ka qenë Scutari që ka kaluar në avantazh, që në fillim të ndeshjes me anë të futbollistit Çekaj. Megjithatë, Scutari nuk ndalet këtu dhe ndërkohë, në minutën e 28-të, do të vinte edhe goli i dytë për të me autor Hotaj.

Në pjesën e parë, do të ishte edhe Hagrepi, që do të shënonte edhe golin e tretë me anë të një penalltie, ndërsa në pjesën e dytë, Scutari do të shënonte edhe tre herë të tjera, me anë të Shkëmbit dhe Hagrepit, futbollist ky që do të shënonte tre herë në këtë ndeshje.

Përfundimisht, 0-6 për Scutari U17, e cila dërrmon ekipin e Murlanit, i cili duhet të gjejë mënyrën e duhur për ta kaluar këtë moment të vështirë, në të cilin ndodhen në këtë kampionat.

Ndërkohë, ndeshja tjetër, Murlani-Scutari U19, e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit të kësaj grupmoshe në Kategorinë e Parë, është mbyllur në barazim 0-0, në ndeshjen e luajtur në Barbullush, pasditën e sotme.

Tashmë, si rrjedhojë, Murlani ndodhet në vendin e tretë të renditjes, teksa Scutari renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit.

Në ndeshjen e sotme mes dy ekipeve të Shkodrës, duhet thënë se pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve shkodrane për të shënuar, nuk ia dolën dot dhe në fund të 90-minutave, u fiksua rezultati i barabartë, 0-0.
Maringlen ZHIVANI