Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka marrë një humbje në ndeshjen e rradhës në kampionat. Pasditën e sotme, ai është ndeshur me Partizanin, në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat shkodrane nuk kanë mundur dot të rezistojnë ndaj një prej ekipeve më të forta të kampionatit. Në setin e parë, ato kanë shënuar 20 pikë, në të dytin vetëm 10 dhe në të tretin 15 pikë.

Në këtë mënyrë, Vllaznia ndodhet edhe pas kësaj jave në vendin e katërt të renditjes. Në 13 ndeshje të zhvilluara deri më tani, ajo ka fituar tetë ndeshje dhe ka humbur pesë të tjera, duke qenë brenda pretendimeve për të hyrë sivjet në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit.

Megjithate duket se percaktuese do te jete java e ardhshme kur Vllaznia do te ndeshet me Tiranen dhe nje fitore ndaj saj, mund te siguroje nje vend per ne play-off.
Maringlen ZHIVANI