Pas eksperiences disavjeçare si trajner ne Austri, fillimisht me nje ekip 18 vjeçaresh e me pas me ekipin e te rriturve te SV Felderkirchen, Auron Miloti nga sot ka nisur zyrtarisht punen si trajner edhe tek Vllaznia.

Ai do te mbaje postin e ndihmesit te Elvis Plorit ne pankinen kuqeblu dhe natyrisht qe pervojen e fituar ne futbollin austriak, do te mundohet ta adaptoje tek skuadra e qytetit te tij te lindjes ku dhe filloi futbollin.

Miloti kishte munguar ne seancen e djeshme ngaqe ndodhej ne Kosove per arsye personale dhe emerimi i tij i erdhi disi i papritur, ndersa sot ka qene perkrah Plorit ne stervitjen e zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Kuptohet qe ata sebashku do te mundohen te bejne me te miren per Vllaznine, duke e nxjerre nga situata ku ndodhet pas largimit te trajnerit Brdariç.

Prova e tyre e pare do te jete te shtunen ne Rrogozhine ndaj Egnatias, nje sfide shume e veshtire, per me teper qe skuadra shkodrane do te kete disa mungesa te rendesishme ne formacion./SHKODRA-SPORT.COM/