Ka perfunduar me ne fund odiseja per teknikun italian Vanoli per kreun e pankines blu. Ka ndodhur pikerisht ajo qe ne lajmeruam pak dite me pare, ndonese u mohua fillimisht nga drejtuesit dinamovite, por ky tashme eshte fakt.

Sot ne mesdite drejtuesit dinamovit kane prezantuar zyrtarisht ish-lojtarin e Juventusit dhe Udinezes dhe drejtues ne disa skuadra te kampionatit italian, slloven dhe bullgar, Rodolfo Vanoli.

Misioni i teknikut italian eshte mbijetesa. Ne 11 ndeshje italiani do te kerkoj te marre maksimumin dhe per kete ai ka shume besim edhe tek nje ish-njohje e vjeter, futbollistin Ibrahimi te cilin e ka stervitur tek Koper.

Dy manaxheret qe ndermjetesuan kete levizje Altin Selmanaj dhe Arber Emiri jane shprehur besimplote per ardhjen ne krye te pankines se Dinamos te teknikut italian. Ata shprehen njezeri se pavaresisht se tekniku ka ndjekur live vetem dy seanca stervitore dhe ndeshjen me Vllaznine ne Shkoder, ai e ka ndjekur edhe ne ndeshjet e tjera nepermjet televizorit dhe me punen qe do te bej sebashku me stafin do te jete ne gjendje te siguroj mbijetesen e skuadres dinamovit.

Stafi i Gazetes “Shkodra Sport” i uron pune te mbare teknikut italian me besimin se do te sjell dicka te re ne futbollin shqiptar.