Jeta është e çuditshme dhe vazhdimisht të dhuron surpriza. Dekada më parë, kur Altin Lala dhe Skerdi Bejzade vraponin fushave me baltë të Tiranës me të rinjtë e Dinamos, as që e kishin imagjinuar se do të bënin karrierën që kanë sot.
Por jo vetëm kjo, ka shumë mundësi që ëndrrat e tyre i kishin ndërtuar duke qenë futbollistë e më pas trajnerë në Shqipëri.
Po sot? Tani shijojnë kafen në rrugicat e Hanoverit, duke postuar foto të fëmijërisë së tyre dhe në mënyrë spontane duke iu dhënë një mesazh edhe brezit të ri, se me shumë punë dhe sakrifica ëndrrat mund të bëhen realitet.
Lala, ish-kapiten i Shqipërisë, futbollist legjendar i Hanoverit, ndërsa Bejzade kampion i Shqipërisë me Elbasanin dhe një nga futbollistët më të dashur edhe të Partizanit. Shikoni foton për të kuptuar se sa larg shkuan dy fëmijë të Shqipërisë komuniste. Jo vetëm me kilometra, por edhe me famë…