Treshja e famshme, Messi, Suarez dhe Neymar, u ribashkuan si në kohët e vjetra në ceremoninë e rimartesës së sulmuesit uruguajan me bashkëshorten e tij, që u zhvillua në qytetin Punta del Este, në brigjet e Atlantikut para 160 të ftuarve.
Të tre u panë të lumtur si dikur, kur pushtonin Europën.
Kalimi i Neymar tek PSG ndau këtë treshe, mirëpo siç flitet në mediat botërore në verë mund të ketë një ribashkim, pasi dëshira e O’Ney është të luaj për Barcelonën.