Skënder Gega është në gjëndje shumë më të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të rikthehet në Shqipëri për të vazhduar punën e tij në stolin e Kukësit.
Trajneri i verilindorëve i cili po kurohet në Stamboll nga COVID-19, nuk mund ta humbiste fitoren spektakolare të skuadrës me shifrat 4-2 ndaj Vllaznisë.
Në dhomën e spitalit ku ndodhet i shtruar prej pak ditësh, Gega ndjek nga telefoni sfidën që skuadra e tij luan në Shkodër.
Trajneri që riktheu titullin tek të kuqtë, synon që ta rikthejë edhe tek verilindorët këtë sezon, pasi kualitetet nuk mungojnë tek verilindorët. Ja foto e trajnerit kuksian nga spitali pasditen e sotme./visport/