Veleçiku ka arritur të marrë 6 pikë në 3 javët e para të Kategorisë së Dytë. Në këtë mënyrë koplikasit shfaqin pretendimet e tyre për ngjitjen në të Parën. Një nga protagonistët e skuadrës në këto javë ka qenë edhe Arenc Dibra. Sulmuesi që ka shënuar edhe në fitoren e fundit kundër Murlanit në një intervistë për “Shkodra Sport” ka folur për këtë fillim sezoni, ecurinë e tij personale, por edhe objektivat e skuadrës së Veleçikut.

– Fituat në një ndeshje shumë të fortë kundër Murlanit në fundjavë ku edhe shënuat. Si ndihesh tashmë që je pjesë e Veleçikut?

Po, ishte me të vërtetë një ndeshje shumë e fortë nga ana e të dy ekipeve. Diferenca u bë nga eksperienca dhe kualiteti që ka skuadra jonë. Ndihem mjaft mirë tek ekipi, pasi edhe çunat më kanë mirëpritur duke më ndihmuar të përshtatem sa më shpejt.

– Cilat janë synimet personale të Dibres, por edhe skuadrës?

Shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë ekipin për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Pasi ky është objektivi ynë dhe duam që ta arrijmë.


– Premton një kuotë golash?

Nuk më pëlqen të premtoj gola. Por, do ia lëmë kohës të tregojë se sa do shënoj.


– Cila ishte arsyeja e kalimit nga Besëlidhja tek Veleçiku?

Nuk kam ndonjë koment për këtë pjesë.


– Do ta shohim Veleçikun në Kategorinë e Parë sezonin që vjen?

Me punën që po bëhet nga kryetari i bashkisë, drejtuesit, stafi teknik si edhe me dëshirën dhe punën e futbollistëve besoj se do jemi në Kategorinë e Parë sezonin tjetër.
Endri ÇINARI