Pas Elvin Beqirit qe ishte per disa kohe i angazhuar prane Akademise se FC Basanias, kohet e fundit me te jane bashkuar edhe emra te tjere te njohur te futbollit shkodran e shqiptar si Safet Osja, Gilman Lika etj.

I pyetur ne lidhje me keto afrime dhe si kane arritur t’i bindin te behen pjese e tyre, drejtori i pergjithshem i FC Basania, Ditmar Jubica ne nje rrefim per “Shkodra Sport” eshte shprehur:

“Deshira jone ka qene gjithmone per te ofruar djem te mire dhe qe kane kontribute ne futboll. Ata kane pase kerkesat e tyre dhe ne keto kerkesa nuk ka qene primare ana financiare, por ka qene aspekti profesional.

Ne fillim ne fakt, keto emra si Gilman Lika apo dhe Elvin Beqiri qe ishte per njefare periudhe prane nesh, e kane pare me skepticizem kete inisiative tonen dhe kane marre kohen e tyre ne dispozicion per t’u menduar, kane parashtruar kerkesat e tyre ne aspektin profesional, te cilat mendoj qe u jane realizuar.

Kjo ka sjelle qe bashkepunimi jone me ta te jete gjithnje e me i frutshem dhe kjo na e ben me te lehte punen per te ardhmen. Kushtet e punes qe ne ofrojme jane mbi mesataren dhe shpresojme te bejme me te miren

Prioriteti i punes tone nuk jane rezultatet, por ne rradhe te pare edukikimi i femijeve. Nese e arrijme kete gje, padyshim qe do te kemi arritur diçka te madhe”./SHKODRA-SPORT.COM/