Milani ka zbritur sot në fushë për herë të parë për vitin 2020, ku është ndalur në një barazim 0-0 kundër Samdporias në shtëpi.
Për kuqezinjtë ka debutuar edhe Zlatan Ibrahimoviç që ka luajtur që nga minuta e 55 e takimit por pa mundur të lërë asnjë gjurmë në fushë.
Ndërkohë, tifozeria ka treguar menjëherë pakënaqësi kundër klubit. Në fillim të ndeshjes, tifogrupi “Curva Sud” ka shpalosur një banderolë në të cilën i kujtonin skuadrës rezultatin e pak ditëve më parë. Në ndeshjen e fundit për 2019, Milani u mund nga Atalanta me rezultatin turpërues 5-0.
Kuqezinjtë po kalojnë një moment negativ këtë sezon, duke e parë veten në vendet e fundit në klasifikim. Barazimi i sotëm kundër Sampdorias e mban në vendin e 12 me pak pikë diferencë nga vendet e fundit./VipSport/