U luajtën dje në Superiore 5 sfidat e javës së 34-t të cilat patën rezultate surprizuese.

Skuadra e Vllaznisë u mund sot 2-0 nga Partizani dhe është me një këmbë në Kategorinë e Parë, pasi ndodhet në vend të parafundit në renditje, me 38 pikë, 5 më pak se kundërshtari më i afërt.

Por, pavarsisht ndodhive në kampionat, presidenti i Federatës Armando Duka, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Presidenti ka postuar një foto në Instagram, të cilën nuk e ka shoqëruar me asnjë shkrim.

Ndërkohë, për sa i përket kampionatit, Duka nuk ka pëlqyer që të komentojë.