Vendi i parë i përket sërish Vllaznisë. Shkodranët kanë treguar se dintë të reagojnë dhe “i shkelin syrin” përsëri titullit kampion.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Bradiç ka mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-1, duke marrë një trepikësh mjaft të vlefshëm në rrugëtimin e tyre për këtë sezon.

Kësaj fitoreje i gëzohet edhe sponsori i klubit kuqeblu. Alban Xhaferi nuk ka nguruar të shprehë kënaqësinë e tij në rrjetet sociale, ku shkruan: “Rikthehemi të parët me meritë. Rikthim te suksesi”.

Vllazia deri më tani grumbullon 53 pikë në Kategorinë Superiore, po aq sa Partizani. Gara pritet te jete shume e forte, megjithate ne Shkoder jane te bindur se mund t’ia dalin me sukses.

Skuadra e javeve te fundit ka rikthyer besimin tek te gjithe se mund t’ia dalin dhe per kete arsye, tashme pritet suksesi ne ndeshjen e rradhes, ate me Tiranen.