HomeATLETIKEAtleti shkodran Franko Burraj medalje bronzi dhe rekord të ri në Kampionatin...

Atleti shkodran Franko Burraj medalje bronzi dhe rekord të ri në Kampionatin Ballkanik

Pak minuta parë ka përfunduar gara e 400 metrave në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Gare e cila eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh, por edhe me rezultat te mire per atletin e kombetares shqiptare Franko Burraj.

Dhe lajmi i mirë është se atleti i Vllaznisë Burraj sërish surprizon me paraqitjen e tij. Ai ka arritur kohën 47″64 çka përbën edhe rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë për salla të mbyllura.

Kujtojmë që rekordi i mëparshëm prej 48″22 u pat vendosur një muaj më parë në Marsejë të Francës.

Por rekordi i sotëm nuk është e vetmja arritje e atletit shkodran të kombëtares kuqezi. Ai është renditur i treti në këtë disiplinë dhe për rrjedhojë në fund ka merituar medaljen e bronzit.

Padyshim një rezultat i shkëlqyer i këtij sportisti të ri që bashkë me trajnerin e tij Bruno Rrotani vazhdojnë të na mahnisin me rezultatet e tyre.

Ndërkohë sot është gara edhe për atletin tjetër shkodran, kampionin Izmir Smajlaj prej të cilit presim rekord dhe medalje të artë në kërcim së gjati.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments