Një lajm aspak i mirë ka kapur ekipin e Elbasanit teksa futbollisti i tyre, Arbër Mone, ka pësuar një aksident të rëndë mobilistik dhe është shtruar menjëherë në spital për trajtim të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe klubi Elbasanit njofton në rrjete sociale për gjendjen e mbrojtësit 34-vjecar që ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri.
“Mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Fier, Arbër Mone ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mone ndodhet nën kujdesin e mjekëve tek Spitali i Traumës në Tiranë.
Momentalisht gjendja e tij është e stabilizuar dhe mjekët raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Lutjet tona shkojnë për të dhe familjarët”, shkruante klubi i AF Elbasanit në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale./newsport/