Pasditen e sotme, konkretisht në orën 18.00, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit kanë zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e të gjashtë ekipeve pjesmarrëse të Superligës.

Dy kanë qenë pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje që është zhvilluar online: Çështja e kampionatit kombëtar dhe ajo e Ligës mbarëkombëtare.

Sa i takon pikës së parë, asaj se çfarë do të bëhet me kampionatin aktual, mësohet se gjysma e ekipeve pjesmarrëse kanë qenë kundër vazhdimit të tij, për më tepër që sot kryeministri Rama deklaroi se stërvitjet në salla të mbyllura sërish do jenë të ndaluara.

Njëri prej këtyre tre ekipeve që e ka kërkuar një gjë të tillë ka qenë edhe Vllaznia e cila prej disa ditësh e kishte bërë publike një gjë të tillë. Asaj i janë bashkuar në këtë kërkesë edhe Goga Basket dhe Tirana. Nga ana tjetër, nuk kanë shfaqur një vendim të qartë se çfarë kanë kërkuar ekipet e Teutës, Partizanit dhe Goga Basket.

Për këtë arsye, në ditët e ardhshme pritet të merret vendimi përfundimtar megjithatë gjasat janë që kampionatet e basketbollit të mos vazhdojnë më.

Sa i takon Ligës Mbarëkombëtare, të gjithë ekipet e kanë mbështetur këtë ide, por kanë theksuar se duhen përcaktuar disa modalitete për pjesmarrjen, mbështetjen e Federatës apo detaje të tjera që do të përcaktohen në vijim.
© shkodrasport.com