Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat e oraret e ndeshjeve për dy javët e ardhshme të “Abissnet Superiore”, pikërisht të javës së 25-të dhe asaj të 26-të. Në këtë të fundit do të luhet “klasikja” e futbollit shqiptar, sfida në mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Kjo ndeshje e shumëpritur është caktuar të luhet të premten e datës 27 shkurt në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht që pritet me shumë interes në Shkodër dhe jo vetëm.
JAVA 25
Të premten 20 shkurt
Egnatia-Dinamo(19:00)
Të shtunën 21 shkurt
Elbasani-Vora(13:30)
Bylis-Vllaznia(13:30)
Të dielën 22 shkurt
Tirana-Teuta(13:30)
Flamurtari-Partizani(16:30)
JAVA 26
Të premten 27 shkurt
Vllaznia-Tirana(19:00)
Të shtunën 28 shkurt
Vora-Dinamo(13:30)
Partizani-Egnatia(16:30)
Elbasani-Bylis(16:30)
Teuta-Flamurtari(19:30)


