Klubet shqiptare presin që të rifillojë gara, por ende nuk ka asgjë zyrtare, ndonëse prej disa ditësh flitet se në mesin e muajit të ardhshëm, ose në fund të majit, skuadrat mund të rifillojnë garën zyrtare.
Por, duket se javën që vjen pritet që të ketë edhe një takim mes FSHF-së dhe klubeve, por do të ketë edhe një datë zyrtare kur edhe pritet që skuadrt të zbresin në fushë për strëvitje, apo dhe për t’u diskutuar rreth fillimit të garës.
Gjatë këtyre 2-3 ditëve të fyundit, sektori i garave dhe klubet kanë qenë në kontakte të vazhdueshme për orientimet më të fundit, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë.
Kjo pasi tashmë çdo gjë e ka në dorë vetë Qeveria dhe jo FSHF, nisur edhe nga situate e kirrjuar së fundmi nga pandemia “COVID-19” që duket se do të zgjasë…/vipsport/