Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFSHF frikë për terrenin në "Loro Boriçi" por fusha është OK

FSHF frikë për terrenin në “Loro Boriçi” por fusha është OK

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Kosovë- Ukrainë, e kanë prishur jo pak terrenin e stadiumit “Loro Boriçi” dhe për rrjedhojë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë patur merak për gjendjen e saj aktuale. Kjo ngaqë siç dihet, të hënën në darkë aty do të luhet ndeshja e kombëtares tonë me atë të Italisë dhe dëshira është që gjendja e fushës të jetë e mirë.

Për të hequr merakun, mësohet se pasditen e sotme kanë udhëtuar drejt Shkodrës drejtues të lartë të institucionit të futbollit shqiptar. Ata kanë mbetur të kënaqur me gjendjen e saj. Punonjësit e fushës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme por edhe paraditen e sotme, kanë punuar pa u lodhur për ta kthyer atë në gjendjen normale dhe fakti që koha tashmë do të përmirësohet duke filluar nga dita e nesërme, do të thotë se në ndeshjen ndaj Italisë, fusha nuk përbën asnjë problem për mbarëvajtjen e saj.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments