Ditën e sotme ka nisur edhe kampionati kombëtar i volejbollit të femrave. Vllaznia ka luajtur në Durrës ndeshjen e parë ndaj Teutës vendase dhe asaj i ka munguar fati për marrjen e një fitoreje. Ajo vërtetë ka humbur me rezultatin 0-3 por në të tre setet ka qenë shumë pranë fitores.

Seti i parë ka shkuar madje në shtesë dhe vetëm në fund kanë fituar durraaket 27-25. Edhe në setin e dytë e njëjta histori dhe përsëri ka fituar Teuta ka fituar 27-25 ndërkohë seti i tretë është mbyllur në shifrat 25-22. Përfundimisht, vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Sadije Gogaj e kanë nisur me humbje këtë kampionat por me siguri që sivjet do të paraqiten krejt ndryshe dhe objektivi i tyre për të qenë në mes katër ekipeve më të mira të vendit, duket mëse i arritshëm. Paraqitja e sotme, lë vend dhe shpresë për një ecuri ndryshe të Vllaznisë këtë sezon.
© shkodrasport.com