Kupa e Shqipërisë rikthehet të mërkurën, teksa në program janë 11 ndeshje të turit të parë, kurse pesë të tjerat do të luhen të enjten, një ditë më pas.

Shumica e dueleve janë për formalitet, por ka edhe nga që duhet të përmbysin humbjet në ndeshjet e para, si Dinamo ndaj Erzenit dhe Vllaznia kundër Labërisë.

Ka edhe ekipe të elitës që kanë barazuar në duelet e para në transfertë, si Laçi, Kukësi e Egnatia, që me shumë mundësi nuk do të vuajnë për të kaluar në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë – Turi i Parë (Ndeshjet e kthimit)

GRUPI A

E mërkurë, më 13 tetor ora 13:30

Teuta-Luzi 2008

Partizani-Tërbuni

Tirana-Shkumbini

Skënderbeu-Veleçiku

Korabi-Vora

E enjte, më 14 tetor ora 13:30

Bylisi-Oriku

Dinamo-Erzeni

Burreli-Besëlidhja

GRUPI B

E mërkurë, më 13 tetor ora 13:30

Vllaznia-Labëria

Laçi-Butrinti

Kastrioti-Elbasani

Apolonia-Flamurtari

Egnatia-Turbina

Pogradeci-Besa

E enjte, më 14 tetor ora 13:30

Kukësi-Maliqi

Tomori-Lushnja