Futbolli shqiptar është në pritje të vendimit të Qeverisë për rifillimin e sezonit. FSHF-ja dhe lojtarët kërkojnë që të zbresin në fushë dhe kanë gati protokollin mjekësor. Në një intervistë për “Ora News”, ka folur edhe Shefi I Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi.

Rifillimi i sezonit? “Nuk na vjen mirë që këto deklarata bëhen në media dhe nuk na vjen një përgjigje zyrtare. Ne kemi dërguar një letër Qeverisë dhe kemi marrë përgjigje vetëm në media. Ne kemi qenë në pritje të kontaktit për të ngritur një punë përsa i përketë ecurisë dhe përpkjekve për të rifilluar futbollin në Shqipëri.

Për t’i ardhur në ndihmë specialistëve të mjekësisë ne kemi bërë një protokoll me ndihmën e specialistëve të UEFA-s, FIFA-s dhe mjekëve të Kombëtares që janë italianë. Këto protokolle janë gati për t’i vënë në zbatim dhe ia kemi bërë të lehtë punën Ministrisë së Shëndetësisë. Ne fillimisht kemi kërkuar që lojtarët të stërviten dhe më pas të shikojmë si do të rrjedhi situata të vendosim një datë për rifillimin e garës.

Një nga specilistët si Pipero e ka përmenduar shumë herë që futbolli mund të rinisi pasi nuk ka rrezikshmëri. Në bazë të pikave të protokollit dhe futbollistët do t’I zbatojnë këto pika. Në rast se do të zbatohet me pikëpërmirë nga klubet përhapje e virusit është e pamundur. Nëse do të jemi dakort me Ministrinë e Shëndetësisë mund të kemi një rinisje të sezonit”.

Afati I UEFA-s? “Ne skenarët I kemi gati edhe për muajin qershor e do të jetë një kalendar i ngjeshur pasi kemi 10 ndeshje për t’u luajtur në Superligë. Brenda datës 3 gusht në duhet të çojmë në UEFA renditjen përfundimtare. Nëse kemi pak kohë do të reduktojmë ndeshjet e Kupës e t’i luajmë me ndeshje teke në fushë asnjëanëse. Do të ishte mirë që kampionati të fillonte në fund të të muajit maj ose në fillimi të qershorit”.

Fondi i UEFA-s? “Përsa I përketë fondit të UEFA-s, FSHF-ja ka bërë një qendrim zyrtar se si ndiqet ky proces me financimin e stadiumit të Kukësit. Nuk është hera e parë që Federata ndihmon klubet për të ndihmuar stadiumet. Ne kemi investuar jo vetëm në stadium, por edhe në tapetet e fushave.

Ky investim ka më shumë se një vit që ka filluar dhe nuk mund të lihej në mes. Stadiumi është në proçes dhe nuk mund të lihet në mes. Deklarata e Partizanit? Nuk dua të komentoj deklaratat e klubeve pasi ishin mes zyrtarëve të klubeve. Ky stadium është një investim I qeverisë shqiptare dhe I FSHF-së dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”

Kostoja për fillimin e sezonit? “Këto janë ato pika që duhet të disktutojmë me Qeverinë pasi është një fond i madh për t’i përballur. Ne jemi vonë për këto pika pasi këto duhet të ishin përfunduar e duhet të kishim nisur stërvitjet. Ne kemi parashikuar që të bëhen të tilla teste e duhet të flasim se cili do t’i përballojë këto shpenzime.

Ndihma nga UEFA për këtë proces? “UEFA kërkon rakord javore nga të gjitha Federatat dhe ne raportojmë për problatikat që kemi hasur. Ne këtë protokoll e kemi dërguar edhe në UEFA për të marrë një mendim edhe nga ata. Nuk përjashtohet që mund të na ndhimojë edhe UEFA për këtë fond që të nisin futbollin”.

Prishja e stadiumit në Kamëz? “Siç ndodhë në Shqipëri çdo gjë merret vesh në media dhe ne e kemi marrë vesh në media për prishjen e stadiumit të Kamzës. Një qytet të mbetet pa stadium dhe ai stadium i mbushte kushtet për të luajtur në Superligë. Shpresoj dhe uroj që mos të bëhet ky projekt e ne kemi ngritur shumë zërin që këto stadiume të mos prishen”./newsport/