Disa prej klubeve të Bundesligës mund të fillojnë të festojnë, pasi testet e koronavirusit që u kanë kryer lojtarëve të tyre, kanë rezultuar të gjithë negative. Sipas “Kicker”, 14 nga 18 skuadrat mund të vazhdojnë qetësisht punën e tyre pasi kanë marë “OK” nga autoritetet shëndetësore pasi mes tyre nuk ka lojtarë të infektuar.

Të gjitha klubet kishin kryer testet e para të enjtendhe pritnin përgjigjet gjatë fundjavës, me 14 skuadra që kanë garancinë tashmë se në përbërjen e tyre nuk ka për momentin lojtarë apo staf të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Ndërkohë, te Këlni është konfirmuar se janë 2 futbollistë dhe një fizioterapist të infektuar, të cilët janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës e cila do të jetë nën mbikëqyrje më të rreptë, por ndërkohë do të vazhdojë punën.

Te Augsburg nuk kanë mbërritur ende rezultatet e testeve, ndërsa Borusia Mynshengladbah dhe Lajpcig kishin bërë të qartë se nuk do të bënin të ditur rezultatet e tyre, pasi do të përditësonin situatën vetëm një here në javë.

Në fakt, të gjitha skuadrat pritet t’u nënshtrohen përsëri testeve ditën e hënë, pasi ky është një nga kushtet që është vendosur për të garantuar që lojtarët të hyjnë në fushë të sigurt që përballë nuk kanë një koleg i cili mund t’i infektojë. /vipsport/