Nëse qeveria italiane duket se nuk është edhe aq pro rifillimit të kampionatit, te Lacio po presin me padurim për t’u kthyer në fushë. Këtë e konfirmon përsëri Igli Tare i cili i ka shpallur luftë ministrit Spadafora me deklaratat e ditëve të kaluara.

Drejtori sportive i Lacios ka folur edhe sot për Sky Sport në Itali duke bërë të qartë se qeveria nuk mund të dekretonte mbylljen e një kampionati, por FIFA dhe kjo e fundit u kishte dhënë liri vendeve të mbyllnin sezonet si ta shihnin të arsyeshme, edhe në fund të vitit.

“Është transmetuar shumë keq kjo ideja që Lacio shtyn për të rifilluar. Ajo që kemi është e fituar në fushë, jemi vetëm një pikë pas Juventusit, por ka ende 36 pikë për t’u fituar dhe matematikisht nuk kemi të sigurt as praninë në Ligën e Europës. Kam dëgjuar që në orët e ardhshme mund të dalë një urdhëresë e Ministrit të Sportit që mund të bllokojë kampionatin, por kjo nuk është në kompetencat e tyre.

Duhet ta vendosë FIFA e cila ka thënë se kampionatet mund të mbyllen deri në fund të vitit diellor. Jemi të gatshëm të rifillojmë edhe në vjeshtë, duke ndjekur modelin e Botërorit në Katar. Sipas meje është e rëndësishme të mbyllim këtë kampionat pasi do të jetë i një rëndësie të madhe për të menaxhuar atë që vjen më pas”, tha Tare.

“Titulli? Të flasësh për titull kur mbeten 12 ndeshje për t’u luajtur, më duket një fjalë e madhe. Për titullin nevojitet kampionati perfekt nga fillmi deri në fund, ne kemi qenë perfektë deri te ndalesa. Nuk është e thënë se do të jemi deri në fund por uroj të jetë ashtu”, vijoi ai duke treguar më pas punën e madhe që është bërë te Lacio, nga klubi e sidomos nga ai.

“Unë mendoj se rrugëtimi ynë është shumë i vështirë, jemi nisur nga vite shumë të vështira dhe tani, në vitet e fundit, duke analizuar punën e bërë i kemi shkuar shumë pranë Ligës së Kampioneve. Ne kemi bërë një projekt kundër rrymës, duke u përqendruar te të rinjtë, edhe të panjohur të cilët në vite janë rritur në nivelin teknik e fizik. Nuk është rastësi që pas Juves ne jemi skuadra me më shumë tituj në Itali në vitet e fundit. Ne nuk kemi vëzhgues, puna jonë bëhet nëpëjmret një rrjeti kontaktesh dhe kjo sigurisht i sjell klubit kursime të mëdha.

Kur kam nisur këtë punë, kam kërkuar gjithmonë të analizoj punën e të tjerëve, duke parë Milanin, Interin, Juventusin. Formelo u transformua dhe është ktheyr në një model për të tjetër, kushdo që mbërrin te Lacio ndjehet i mbrojtur. Nevojiten vite dhe shumë disfata nga të cilat mund të mësosh shumë, humbja e dy viteve më pare në javën e fundit ndaj Interit, që na hoqi Ligën e Kampioneve, ishte shumë e rëndësishme, nga aty kemi ndërtuar skuadrën e tanishme.

Mua më pëlqen të punoj në hije, punon shumë më mirë. Nuk kam asgjë kundër gazetarëve, por më pëlqen të punoj me kohët e duhura. Nuk më pëlqen të kem trysni shumë të lartë. Lojtarët që më pëlqejnë? Ka gjithmonë një punë bashkëpunimi të madh, gjëja më e rëndësishme është të kesh një ide si duhet të jetë skuadra për t’i dhënë trajnerit mundësinë për të punuar sa më mirë.

Unë kam tendencën që të marr lojtarë që luajnë në pozicione të ndryshme dhe mund të ndryshojnë ndeshjet. Këtë vit Inzagi ka ndryshuar shumë mënyrën e lojës, këto janë gjërat thelbësore. Kam studiuar shumë Barcelonën që ka një tjetër ide loje, por që ka qenë thelbësore edhe për ne. Më pëlqen shumë të shoh një skuadër me mentalitet ofensiv”, u shpreh ish-sulmuesi kuqezi i cili po përjeton një karrierë edhe më të mirë si drejtues në Itali. /vipsport/