FSHF-ja vazhdon punën për licensimin e skuadrave shqiptare nëpër kampionate. Kohët e fundit ka pasur shumë takime mes drejtuesve të klubeve dhe FSHF-së në mënyrë që licensimi i skuadrave të mos ngelet për në momentine fundit, ashtu siç ndodhi në fillim këtij sezoni.

Pas takimeve me klubet, FSHF-ja do të mbajë ditën e nesërme një takim me drejtuesit e Akademive të Superligës dhe Kategorisë së parë dhe I pranishëm do të jetë Damir Krznar që është drejtori i Akademisë së Dinamo Zagreb.

Padyshim në fokus do të jenë leksionet për të ndërtuar akademi moderne dhe për të prodhuar sa më shumë talenta, duke parë që Dinamo Zagreb është nga akademit që prodhon shumë lojtarë./newsport/

Postimi I FSHF-së

Në kuadër të procesit të licensimeve për sezonin 2020-2021, FSHF organizon nesër një seminar me të gjithë drejtuesit e Akademive të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Në këtë seminar është i ftuar, Damir Krznar, Drejtori i Akademisë së GNK Dinamo Zagreb. Seminari zhvillohet në sallën e konferencave të FSHF në orën 11:00.