Orari i papershtatshem i caktuar per luajtjen e ndeshjes Tirana- Teuta, kane bere qe klubi bardheblu te kerkonte ndryshimin e tij. Por Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pranuar kërkesën e Tiranës për të shtyrë ndeshjen me Teutën.

FSHF ka bërë me dije se është e pamundur që të pranohet kërkesa e bardhebluve. Ama, nga ana tjetër, Tirana ka marrë një bonus. Skuadrat nuk do të luajnë në Rrogozhinë ditën e diel në orën 13:45, por në Elbasan.

Ndeshjes i është spostuar orari, ndërsa tani sfida do të luhet në orën 19:45 në “Elbasan Arena”. Kjo eshte nje mundesi e mire per te dy ekipet per te treguar vlerat e tyre ne fushen e lojes.

Sa i takon orarit te ndeshjeve, edhe njehere tjeter konfirmohet fakti se ato i vendos kompania qe transmeton ndeshjet e Superliges.