Tashmë që verdiktet nga të dyja grupet e Kategorisë së Parë janë vendosur , është marrë edhe vendimi për ndeshjen mes dy fituesve të secilit grup.

Kështu, Bylisi që ia doli të mposhte konkurrencën e Besës në grupin B, do të diskutojë trofeun me Vllazninë, e cila nga ana e saj në grupin A nuk hasi në konkurrencë të madhe dhe nuk e vuri në diskutim rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Të dyja ekipet kanë festuar edhe triumfin në grupet përkatëse ndërsa tashmë do të zhvillojnë edhe finalen e Kategorisë së Parë.

VipSport ka mësuar se finalja mes dy skuadrave do të luhet ditën e enjte, në orën 16:00, në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit. Një finale e cila do të ketë vetëm rëndësi morale, ndërsa nga sezoni i ardhshëm dy ekipet do të luajnë në Superiore./vipsport/