Tashmë është zyrtare: Ndeshja Shqipëri- Maqedoni më 5 shtator do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Nëse për Superkupën ka ndonjë dilemë, nuk është kështu për ndeshjen e ekipit tonë përfaqësues. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e tij të sotme kur ka përcaktuar edhe çmimet e biletave për tifozët në këtë takim. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij institucioni kur njoftohet se fillimisht shitja do të fillojë online, në ditët në vijim, nëpërmjet faqes zyrtare të FSHF-së.
Çmimet e biletave variojnë nga 1.000 lekë deri në 8.000 lekë. Ja si do të jenë çmimet sipas tribunave:
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 1.000 lekë
C1, C5 + E1, E5 1.500 lekë
D1, D4 2.000 lekë
D2, D3 3.000 lekë
A, B 8.000 lekë
Nderkohe, Komiteti Ekzekutiv sot ka marre edhe vendimin qe finalja e Superkupes se Shqiperise, ajo Skenderbeu- Kukesi, te luhet me daten 24 gusht ne Shkoder, duke bere ne kete menyre edhe inagurimin e ketij stadiumi. Federata mesa duket nuk ka nder mend te pyese edhe per pretendimet e shkodraneve qe kane shprehur deshiren ta luaje Vllaznia ndeshjen e pare hapese ne kete stadium.
© shkodrasport.com