Distanca e arritur sot natyrisht që është edhe një mbyllje goje për shumë njerëz të cilët mendonin se Smajlaj mund të vendoste rekorde vetëm në garat që zhvillon në Shqipëri. Suksesi i sotëm në Hollandë, pikërisht në garat e Kampionatit europian, është një tregues se kemi të bëjmë me një sportist të jashtëzakonshëm. Atleti i Vllaznisë ka marrë pjesë në këto gara sëbashku me Luiza Gegën, të cilët po shkruajnë historinë e këtij sporti në vendin tonë.
Gjergj KOLA
Izmir Smajlaj kualifikohet për në finalen e Kampionatit Europian
Për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare një sportist i joni arrin të kualifikohet për në fazën finale të Kampionatit Europian. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme me atletin shkodran Izmir Smajlaj i cili në garat e kampionatit që është duke u zhvilluar në Amsterdam, ka arritur të kërcejë 7.92 metra duke u kualifikuar kësisoj për në finalen e ditës së nesërme. Sigurisht që ky është një sukses i madh i këtij sportisti që vazhdon të rikonfirmojë formën e tij shumë të mirë sportive të kohëve të fundit, që u shoqëruan edhe me thyerjen e dy rekordeve në garat e kërcimit së gjati dhe atë trehapësh.