Një ndeshje dramatike ka rezultuar ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit, e cila ka qene shume e rendesishme per fatet e titullit kampion dhe si rrjedhoje ka pase edhe shume tension brenda.

Miqtë e Ilir Dajës kaluan të parët në sekondën e 27-të me Krasniqin, ndërkohë që Gjilani barazoi shifrat në minutën e 90+5-të me portierin Enea Koliçi.

Nuk mungoi as tensioni dhe dhuna, pasi në momentin e shënimit të golit nga Koliçi, tifozët vendas kanë pushtuar fushën, teksa është goditur dhe portiere i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ndeshja u ndërpre pas lëndimit mjaft serioz që tifozët e Gjilanit i shkaktuan portierit të Ballakanit, pas golit të barazimit.