HomeKRYESOREFundjavë me volejboll në Shkodër, Vllaznia pret Teutën dhe Tiranën

Fundjavë me volejboll në Shkodër, Vllaznia pret Teutën dhe Tiranën

Përveç kampionatit të basketbollit, këtë fundjavë do të nisin edhe kampionatet kombëtare të volejbollit. Ekipet e Sportklub Vllaznia sipas kalendarit, ndeshjet e para do t’I luajnë ditën e dielë në Shkodër. Në fakt, kampionati I meshkujve ka nisur që javën e kaluar por kuqeblutë e kanë patur pushim sipas kalendarit.

Këtë rradhë ata do të presin në “Qazim Dervishi” ekipin e Teutës dhe ndeshja do të startojë në orën 18.30. Kuptohet që objektivi I ekipit shkodran është fitorja dhe jo vetëm e kësaj ndeshje.

Morali I volejbollistëve të Vllaznisë është I lartë ngaqë vijnë pas fitores së Kupës të Federatës që u zhvillua pak ditë më parë në Korçë. Trajneri Kraja e ka shprehur herëpashere se edhe këtë sezon pavarësisht largimit të disa lojtarëve, objektivi do të jetë fitimi I trofeve.

Dhe mundësitë I ka, paçka se duhet parë se çfarë do të ndodhë me ekipet e tjera në fazën e dytë të kampionatit, periudhë kur zakonisht ndërhyjnë në merkato duke u përforcuar me lojtarë cilësorë dhe në këtë aspekt, Vllaznia është inferiore.

Sa I takon ekipit të femrave, ai do të presë të shtunën në Shkodër ekipin e Tiranës dhe ndeshja do të nisë në orën 16.30. Edhe tek ky ekip që drejtohet nga trajneri Mark Kroqi, ka patur largime, megjithatë objektivi I tij padyshim që është renditja në mes më të mirëve në kampionat.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments