Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që lamë pas ishte tepër pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen nëpër kampionatet Europiane.

Faqja e mirënjohur e statistikave, “Sofa Score” ka vlerësuar legjionarët nëpërmjet paraqitjeve të tyre të kryera në këtë fundjavë me klubet respektive.

I pari në këtë klasifikim është Jon Mersinaj, i cili vlerësohet me notën 8,1 dhe ka zhvilluar një paraqitje pozitive në humbjen ku Lokomotiva e Zagrebit pësoi në transfertë me rezultatit 2-1 ndaj Sibenikut në elitën e futbollit kroat.

I dyti renditet Arbnor Mucolli i cili vlerësohet me notën 7,8 ku me Vejlen e tij barazoi me Viborgun ku u aktivizua për 86 minuta.

I treti është Ernest Muçi i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku pas një super asisti në Europa Ligë tani sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me Legian e tij në fitoren 3-1 ndaj Leçznas.

I katërti renditet Klaus Gjasula i cili vlerësohet me notën 7,1 ku me Darmshtadin e tij ka zhvilluar një paraqitje dinjitoze ku fituan 1-0 në shtëpi ndaj Dinamo Dresdenit.

I pesti është Elhan Kastrati i cili është vlerësuar me notën 7,0, ku me Çitadelën e tij ka ruajtur portën e paprekur në suksesin minimal 1-0 ndaj Pordenones në shtëpi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments