Vllaznia nuk ka fituar asnjëherë në fushën e Egnatias në Rrogozhinë. Mund të duket e çuditshme, por në historinë e përballjeve të dy skuadrave në Superiore, nga katër takime të luajtura në transfertë ndaj Egnatias, rezulton se shkodranët kanë humbur dy herë dhe kanë barazuar po kaq.

Kështu, përveç humbjes së djeshme, kujtimet e fundit të shkodranëve në këtë fushë janë të hidhura, madje në fazën e tretë të kampionatit të fundit, Vllaznia pësoi humbjen më të thellë në Rrogozhinë, pikërisht 3-0 falë tripletës së brazilianit Pedro.

As ditën e djeshme, të besuarit e Mirel Josës nuk arritën ta thyejnë tabunë në këtë fushë, për më tepër ndaj një skuadre që ka ditur të ndalë Vllazninë edhe kur ka luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shpeshhere nga ish- futbolliste e specialiste futbolli ne Shkoder behet fjale per kujdes maksimal ne sfida te tilla qe luhen ne te ashtuquajtura “te vogla”, por gabimet vijojne te behen serish dhe keshtu ndodhi edhe dje.
Maringlen ZHIVANI