Ditën e djeshme, në stadiumin e Kukësit, “Kukës Arena”, u zhvillua takimi vëllazëror mes Kosovë U-17 dhe Shqipëri U-17. Kjo sfidë, u mbyll në barazim 1-1, por vëmendjen më të madhe, e mori fusha ku u zhvillua ndeshja.
Siç shihet nga fotot e publikuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, tapeti i stadiumit të Kukësit është në gjendje të mjerueshme dhe në shumë vende, bari është inekzistent.
Ky stadium, u inagurua vetëm pak muaj më parë dhe ishte një investim i Bashkisë së Kukësit, qeverisë shqiptare dhe FSHF-së.
Edhe pse kanë kaluar pak muaj nga hapja e stadiumit dhe shumë pak sfidave të luajtura, fusha duket në gjendje aspak të mirë…/newsport/