Vllaznia U16 per femrave po ndjek rrugen e ekipit te pare duke fituar ndaj çdo kundershtari dhe duke kryesuar me merite renditjen e kampionatit. Diten e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 12-0 ne Rrogozhine ndaj Egnatias vendase.
Ka qene futbollistja Marinela Ndoci ajo qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e trete dhe me pas do te ishte rradha e Herta Hasaj per te dyfishuar shifrat.
Nderkohe nje protagonistet kryesore te ketij suksesi do te ishte futbollisti Juarda Alijaj qe do te shenonte plot 5 gola ne kete takim duke kontribuar ne arritjen e kesaj fitoreje me shifra te thella.
Nuk do te mungonin ta shenonin emrin si autore golash edhe futbollistet e tjera si Drilona Mataj qe shenoi tre gola si dhe Lusil Cungu e Egla Hoxha. Perfundimisht 12-0 per Vllaznia U16 qe vazhdon te ece e sigurte drejt arritjes se objektivit.
Pas javes se peste te kampionatit ekipi shkodran ka arritur te grumbulloje 13 pike, me 4 fitore dhe vetem 1 barazim dhe ne kete menyre udheheq e vetme renditjen duke qene pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/