Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFutbolli italian në prag të katastrofës, Bundesliga afër vendit të pestë në...

Futbolli italian në prag të katastrofës, Bundesliga afër vendit të pestë në Ligën e Kampionëve

Serie A mund të mbetet pa një përfaqësues në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve pasi tri ekipet, Interi, Juventusi dhe Atalanta kanë humbur ndeshjet e para të fazës ‘play-off’.

Duhet theksuar gjithashtu se asnjë klub nga Italia nuk arriti të fitonte një vend direkt në fazën e 1/8-tës sepse Napoli ishte eliminuar që në fazën e grupeve, gjë që është një nga surprizat më të mëdha.

Klubet italiane do t’i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi dhe duket se Interi mund të ketë shanset më të mira pas humbjes 3-1 kundër Bodos, ndërsa Juventusi do të përpiqet të hakmerret kundër Galatasarayt (5-2), dhe Atalanta kundër Borussia Dortmundit (0-2).

Nga ana tjetër, klubet gjermane patën një javë shumë të suksesshme me fitoren e Dortmundit kundër Atalantas (2-0) dhe Bayer Leverkusenit kundër Olympiacosit (0-2), ndërsa Bayern Munich e kishte siguruar më parë kalimin në fazën e 1/8-tës.

Bundesliga e kaloi Portugalinë me pikë të reja në renditjen e UEFA-s të koeficientëve kombëtarë dhe aktualisht është në vendin e dytë pas Anglisë, dhe këto dy pozicione marrin secila nga një përfaqësues shtesë për sezonin e ardhshëm.

Konkurrentët kryesorë për vendin e dytë bonus që nga fillimi ishin Gjermania, Spanja dhe Italia, kështu që fitorja e Dortmundit ndaj Atalantës kishte rëndësi të shumëfishtë.

Problemi për spanjollët është se pikët e fituara pjesëtohen me tetë, numri i përfaqësuesve që kishin në fillim të sezonit, kështu që duket se Bundesliga është në rrugë të mbarë për të siguruar vendin e pestë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://twitter.com/fmeetsdata/status/2024242555462836566?s=20
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments