urqia ishte nga të paktat vende ku vazhdohej të luhej futboll, pavarësisht situatës aspak të mirë nga Koronavirusi.

Megjithatë Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Turqi, teksa kjo ka bërë që të pezullohet edhe kampionati.

Federata ka marrë vendimin për pezullimin e kampionatit deri në një vendim të dytë.

Të shumtë ishin lojtarët që kishin dalë kundër federatës që vazhdonte të këmbëngulte për vazhdimin e kampionatit, teksa emra si Falkao, Muslera, Podolski dhe Obi Mikel, kishin thënë publikisht se kështu nuk mund të vazhdonin.

Madje ky i fundit e pësoi keq, pasi Trabzonspori i ndërpreu kontratën për shkak të deklaratës se nk do dilte në fushë nëse vazhdonte futbolli.