Marash Kumbulla vazhdon të jetë temë kryesore diskutimi në Itali, pasi mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare pritet që këtë verë të transferohet nga radhët e Veronës në ndonjë klub tjetër. Sipas mediave italiane, ai ka tanimë preferencën e tij kryesore, arsye pse ka refuzuar një emër të madh si Napoli.

Ka qenë prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport”, që ka publikuar sot lajmin se Kumbulla i ka khyer përfundimisht përgjigje negative Gatuzos, pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e napolitanëve.

Ai duket se tërhiqet nga ideja për të shkuar te Interi, ku e pret një rol protagonisti pavarësisht moshës së re, pasi nga radhët e zikaltërve do të largohen në verë Godin e Skrinjiar, sidomos me këtë të fundit të kërkuar nga shumë klube të mëdha.

Marota dhe Auzilio kanë bërë lëvizjen e tyre dhe I njëjti burim sqaron se Kumbulla preferon që në Itali t’i bashkohet Interit.

Por tani problem është se çmimi po rritet në mënyrë artificiale nga interesi i klubeve të huaja, sidomos atyre angleze, duke iu afruar 30 miliionë eurove, nga 20 që mendonte të shpenzonte klubi zikaltër. /vipsport/