Janë luajtur sot ndeshjet e para zyrtare për Vitin 2019 në Kosovë dhe konkretisht ato të Kupës së shtetit fqinj. Kështu, Ferronikeli është gjysmëfinalisti i parë i Digitalb Kupës së Kovës.

Skuadra e Drenasit ka arritur të triumfojë 0-1 në çerekfinale përballë Ferizajt në transfertë, ku golin e ka shënuar një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit në elitën kosovare, Kastriot Rexhaj që ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, në minutën e 20-të të sfidës.

Rexha gjate aktivizimit te tij me Vllaznise spikati me golat e shenuar nderkohe qe pas rikthimit ne Kosove ka vazhduar te beje te njejten gje edhe me ekipet ku ka luajtur dhe po e ben edhe tek Ferronikeli, pjese e te cilit eshte aktualisht.

Skuadra e Ferronikelit synon që ta fitojë këtë kompeticion, ndonëse edhe këtë sezon konkurrenca nuk mungon. Megjithate ka ende shume pune per te shkuar deri ne fund por Kastriot Rexha eshte aty dhe me siguri qe ka per te shenuar te tjere gola te rendesishem per te.