Nga Endri ÇINARI

Në ditën e sotme në orën 14:00, futbolli shqiptar është rikthyer në aktivitet me Kategorinë e Parë. Në këtë ligë është luajtur java e 26-të e aktivtetit, ku ka pasur disa përballje shumë interesante. Duke nisur që nga ndeshja Apolonia-Tomori, ku miqtë morën një humbje në minutat e fundit të ndeshjes.

Beratasit u mposhtën në Fier me shifrat 2-1, falë golit të shënuar nga Oshafi që u arrit nga Umejieg dhe Omeri. Një sukses të rëndësishëm mori edhe Besa në përballjen ndaj Luzi. Kavajasit triumfuan në shtëpi me rezultatin 4-1. Një fitore ka arritur edhe Burreli në shtëpinë e tij. Matjanët kanë mposhtur vendin e dytë të renditjes, Bylis me rezultatin 1-0. Duke iu falur kështu një goli të shënuar nga Ferruku.

Barazim po ashtu ka pasur edhe në sfidën Korabi-Flamurtari. Golit të Markut për vendasit i është përgjigjur Dalanaj për kuqezinjtë. Duke i lënë kështu të dy skuadrat në zonën e Play Off për ngjitjen në Superiore. Një ndeshje spektakolare kanë zhvilluar mes tyre Kastrioti dhe AF Elbasani.

Kryesuesit e kampionatit kaluan fillimisht në avantazh me Hasanin. Ku goli i shkodranit u arrit nga Kapllani. Elbasanasit do gjenin sërish superioritetin me Grecen, i cili do barazohej po ashtu nga Kapllani për shifrat përfundimtare 2-2. Java në Kategorinë e Parë do mbyllet nesër me ndeshjen e fundit të raundit, atë mes Lushnjes dhe Vorës që do luhet në orën 14:00./www.shkodrasport.com/