Me te shkelur ne Rinas, trajneri i Juventusit ka vleresuar ekipin kundershtar, ate te Vllaznise dhe padyshim qe kjo tregon edhe njehere kulturen europiane te ketij ekipi.
Por nga ana tjeter, padyshim qe vajzat kampione te Italise do te tentojne te parandalojne ndonje suprize te pakendshme neser pasdite ne Shkoder.
Juventus ka mberritur me çarter pasditen e sotme ne Rinas dhe me pas eshte nisur drejt kryeqendres se Veriut te Shqiperise teksa eshte akomoduar ne ambjentet e hotel “Golden Palace”.
Nderkohe trajneri Montemurro ka preferuar qe te mos zhvilloje stervitje ne fushen ku do te luajne neser, por thjesht bashke me lojtaret e ekipit kane shkelur tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” per te pare gjendjen e tij.
Juventusi vertete eshte krijuar para pak vitesh por drejtuesit e klubit kane investuar per te ndertuar nje ekip cilesor dhe per kete arsye ka mbledhur jo vetem lojtaret me te mira te Italise, por ka ne rradhet e saj edhe 8 lojtare te huaja dhe konkretisht, tre suedeze, dy daneze, një lojtare finlandeze, një franceze dhe një çeke.
Ndeshja Vllaznia- Juventus e vlefshme per turin e dyte te “UEFA Women Champions League” luhet neser ne oren 19.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/