Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë sonte në orën 21:00 takimin e parë të Kampionatin Europian 2024, ku do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Pasi mbaroi seanca e fundit stërvitore e ekipit, lojtarët janë përballur me një surprizë të organizuar nga federata. Familjarët e futbollistëve por edhe të stafit teknik u janë bashkuar atyre duka ndarë disa çaste të bukura bashkë.

Ne foton e ketij shkrimi duket futbollisti i kombetares kuqezi Mario Mitaj, bashke me prinderit e tij, por edhe miq e familjare te tjere duke pozuar ne kampingun ku ekipi eshte i akomoduar.

Një motivim i nevojshëm ky përballë një sfide delikate me “axurrët”, ku lumturia duket qartë në fytyrat e kuqezinjve tonë.