Pavarësisht se u është thënë që të qendrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë me rigorozitet masat për një higjenë sa më të mirë, duket se shumë lojtarë e kanë thyer karantinën.

Lojtarët e Partizanit që është edhe kampioni në fuqi ndjekin një program të dhënë enkas dhe që monitorohen nga mjeku i tyre. Ndërkohë që shumë lojtarë kanë filluar me aerobi në kushtet e shtëpisë, ndërsa në kryeqytet, shfrytëzojnë kodrat e Liqenit Artificial, me ndonjë xhiro vrap e ushtrime aerobike të larmishme.

Në rrethe, shumë lojtarë shfrytëzojnë hapësirat e gjelbërta të qyteteve të tyre, apo duke përfituar edhe nga ndërprerja e trafikut ndonjë xhade asfalti për vrapime të gjata.

Ndërsa biçikleta është kthyer sërish në modë dhe po shfrytëzohet mjaft, jo vetëm ajo shtëpiake, por edhe dyrrotake për të mbajtur muskujt të karikuar dhe trupin në forme në mënyrë që mos të shtojnë peshë dhe duke shpresuar që gara të rinisë sa më shpejte dhe për ta…

Ky është realiteti në “Shqipërinë pa futboll”, ku tashmë lojtarët e kanë gjetur një zgjidhje…/vipsport/