Barazim 2-2 ne “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Bylisit. Ekipet ndajne nga nje pike, por duket se jane miqte ata te cilet i gezohen me shume kesaj pike.

Në minutën e 13-të do të akordohej një 11-metërsh për miqtë. Zogaj ka prekur një top me dorë brenda zone dhe ndonëse
nuk e pranon atë, arbitri Xhaja është i vendosur në mendimin dhe vendimin e tij për t’i ndëshkuar vendasit. Nga pika e bardhë Mellugja është i saktë duke e dërguar topin në rrjetë.

Pesë minuta më vonë do të ishte një moment paniku në stadium. Hadroj përplaset me Markun dhe humbet ndjenjat për disa
momente, por ndërhyrja e stafit mjekësor normalizon gjithçka, ndonëse lojtari dërgohet në spital për një kontroll më
të imtësishëm.

Në minutën e 23-të ndërkohë do të ishte një inkursion personal i Gurishtës që preferon të gjuajë vetë dhe është i
saktë duke e dërguar topin në rrjetë.

Me kalimin e minutave Bylis nuk heq dorë nga pretendimet për të kaluar sërish në avantazh dhe i afrohet në fakt me anë të Goxhës që godet traversën. Edhe Vllaznia mundohet të reagojë, krijon 2-3 momente të rrezikshme por pa rezultat dhe për rrjedhojë kjo pjesë do të mbyllej në barazim 1-1.

Në fillimin e së dytës ka lëvizje në të dy pankinat por ndërkohë rastin më të mirë për shënim e kanë sërish miqtë. Në
’50 pas një goditje dënimi, Mozzone gjuan bukur dhe topi përplaset në traversë. Rifutet në lojë dhe shkon tek Murataj
që gjuan me kokë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portës së Vllaznisë.

Në minutën e 68-të aksion i Bylisit, Marku rrëzohet në fushë pas një përplasje me një kundërshtar, por arbitri Xhaja
vazhdon lojën. Miqtë arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë me anë të Mozzones duke bërë kësisoj që ata të rikthehen në
avantazh.

Vllaznia reagon dhe në minutën e 73-të ka qenë Zogaj që lirohet mirë në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij përfundon
mbi traversë duke humbur një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 84-të ndërkohë kemi një aksion të bukur të Vllaznisë, Lika i lë topin Sidorencos që brenda zone vepron
saktë dhe gjuan bukur duke e dërguar topin në rrjetë.

Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve ne minutat e fundit, nuk do te kishte gol tjeter dhe gjithçka mbyllet ne barazim 2-2, nje rezultat ky qe favorizon miqte te cilet vazhdojne te jene me lart ne renditje se ballshiotet.