Korabi triumfoi ndaj Dinamos me rezultatin 1-0, në supersfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë dhe me kete rezultat eshte Burreli i Samuel Nikaj qe siguron vendin e pare ne renditje pas perfundimit te fazes se dyte te kampionatit.

Fatin e ketij takimi e ka vendosur futbollisti i kerkuar nga Vllaznia, sulmuesi Xhulio Skuka që në minutën e 26-të, shndërroi në gol një 11-metërsh, duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës dibrane, që parakaloi në renditje dinamovitët.

Me kete triumf Korabi u ngjit në kuotën e 33 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e dytë me 1 pikë më pak se Burreli kryesues. Ndersa Dinamo ka perfunduar ne vendin e trete me kete rezultat.

Pas ndeshjes se sotme, 9 ekipet e grupit A do te ndahen ne dy grupe, ata qe do te luajne per t’u ngjitur ne Superlige, pikerisht 4 vendet e para dhe 5 te tjerat qe do te luajne per te mos rene nga Kategoria dhe mes tyre jane edhe Beselidhja e Veleçiku.

FT| KORABI 1-0 DINAMO

Skuka 26′ (p)