Futbollisti i kombëtares angleze u-19, Rikardo Kalder nuk ka pasur një karrierë shumë të suksesshme, për shkak të karakterit të tij problematik. Mesfushori, tashmë 22-vjeçar, është arrestuar nga policia britanike.

Ish-futbollisti i Aston Vilës është dënuar plot 6 muaj, për shkak të një sulmi që ka kryer kundrejt një studenteje 24-vjeçare për infermieri.

Sipas avokatit të futbollistit Kalder, ‘e dhunuara’ i është bashkuar me dëshirë klientit të tij në makinën e këtij të fundit, më pas situata ka agravuar. Gjykata e dënoi me 6 muaj burg futbollistin Kalder, të cilit i ka nisur dënimi që sot./vipsport/