nteri po kalon një kohë tepër të vështirë dhe të mos mjaftonte vetëm kjo, në mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe eleminimi nga Liga e Kampionëve pas barazimin 1 me 1 kundër PSV.

Tashmë ekipi zikaltër do të vazhdojë të jetë pjesë e kupave të Europës, por tani do të militojë në Europa Ligë. Në 7 ndeshjet e fundit ekipi i Spaletit ka humbur 3 ndeshje duke barazuar po aq, dhe ka arritur të fitojë vetëm 1 takim.

Duket theksuar se këto sfida janë zhvilluar në harkun kohor të 5 javëve dhe “axhenda” ka qenë e tejmbushur për Spaletin. Ky muaj ka qenë një mankth i vërtetë për Interin, pasi jo vetëm janë eleminuar nga kompeticioni i Championsit, por kanë dalë edhe nga lufta për titullin kampion në Itali.

Tifozët menjëherë kanë drejtuar fajin për të Spaleti për shkakun e ndërrimit të skemave, gjë të cilën e ka pranuar edhe tekniku italian.

Mbetet të shihet si do të reagojë ekipi i tij në ndeshjen kundër Udinezes në kampionat, e cila ka për të qenë një test për Spaletin që duket se do të përcaktojë vazhdimësine e tij në klubin zikaltër.