Tashmë është zyrtare. Martin Odegard është përforcimi më i ri në merkato i Arsenalit. Lajmi është konfirmuar nga vetë “topçinjtë”, në faqen zyrtare.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditësh, ndërkohë që mëngjesin e sotëm erdhi dhe zyrtarizimi. Arsenali pagoi plot 40 milionë euro për kartonin e norvegjezit, që sezonin e shkuar u aktivizua si i huazuar te skuadra e Artetës, duke bindur drejtuesit për blerjen përfundimtare të tij.

22-vjeçari prej 6 vitesh ka qenë pjesë e Real Madrid, duke kaluar në disa skuadra si i huazuar. Odegard nuk e siguroi asnjëherë një vend në ekipin e titullarëve te Real, duke detyruar drejtuesit që ta shesin përfundimisht. Norvegjezi ka firmosur deri në vitin 2025 me Arsenalin.