Vazhdon ende e paqartë e ardhmja e Rei Manajt te Barcelona. Ndërkohë që vetë lojtari ëndërron të qëndrojë në skuadrën e madhe të futbollit spanjoll, klubi mund ta sakrifikojë për të përmirësuar disi bilancet.

Është e vërtetë që u bë “luftë” e madhe për ta federuar si lojtar, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët e fundit ai të largohet.

Manaj është në duel me Breithueitin, i cili kishte oferta pas Europianit të mirë që zhvilloi. Për momentin është Manaj me shumë kërkesa dhe që mund të sakrifikohet për të ardhur një sulmues tjetër. Ai do të flasë me klubin për të vendosur çfarë do të bëjnë.