Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në botë. Kështu thotë “Forbes”, duke shpjeguar se me 260 milionë dollarë të ardhura, ylli portugez është më i paguari. Është e qartë se Arabia Saudite ka ndryshuar lojën, sepse ka në gjirin e saj tashmë katër nga dhjetë futbollistët më të paguar në botë.

CR7 merr 200 milionë nga kontrata me Al-Nassr, plus 60 nga të ardhurat jo sportive. Messi është i dyti, pastaj Neymar, me rreth 112 milionë dollarë dhe Mbappé me 110 milionë dollarë.

Interesant është fakti se nga 10 lojtarët e kësaj liste, vetëm gjashtë prej tyre luajnë në Europë. Ja renditja e më të paguarve në futboll, nga i dhjeti tek “mbreti” i të ardhurave të mëdha, Cristiano Ronaldo.

Harry Kane – 36 milionë dollarë

De Bruyne – 39 milionë dollarë

Mané – 52 milionë dollarë

Salah – 53 milionë dollarë

Haaland – 58 milionë dollarë

Benzema – 106 milionë dollarë

Mbappé – 110 milionë dollarë

Neymar JR – 112 milionë dollarë

Leo Messi – 135 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo – 260 milionë dollarë